Në burg për atentatin ndaj prokurorit, Redjan Rraja bën lëvizjen e papritur

Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm për atentatin mafioz ndaj prokurorit Arian Ndoja të premten e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të, mësohet se Rraja ka apeluar sot këtë vendim.

Avokati i 34-vjeçarit, Besnik Çerekja ka kërkuar që klienti i tij të fitojë lirinë.

Sipas informacioneve ai e ka dërguar duke çështjen në Gjykatën e Apelit.