Pogradec/ Dehen në lokalin e tij dhe më pas bëjnë për spital pronarin e lokalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin e tij.

Ai është dhunuar barbarisht me mjete të forta para lokalit të tij nga shtetasi Erjon Çollaku, duke mbetur pa ndjenja.

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.