‘Qeveria të shpallë gjendjen SOS’ mjeku i Traumës ngre alarmin: Pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi

Fenomeni i emigrimit masiv dhe në rradhën e mjekëve po boshatis dhe qendrat spitalore në Tiranë.

Për këtë ka folur edhe presidenti i Shoqatës së Traumës, mjeku Agron Dogjani.

Dogjani shprehet se si pasojë e largimit të bluzave të bardha jashtë Shqipërisë, ka shumë vende të mbetura bosh.

Ai shton se qeveria duhet të shpallë gjendjen e alarmit SOS pasi në qoftë se ecet me këto ritme vendi rrezikon të mbetet pa mjekë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për ngarkesën në punë që kanë këta mjekë në përditshmërinë e tyre.

Sipas Dogjanit në ditë vinë 100-150 trauma në ditë që  shkojnë te e vetmja qendër e specializuar dhe kështu në vit i bie 40 mijë trauma, një shifër e frikshme kjo.

Kjo sipas mjekut është shkaktuar nga rritja alarmante e kasidenteve me të vdekur e të plagosur. Sipas mjekut dëmet në njerëz nga aksidentet e rendisin shqipërinë të parën në rajon. Dogjani bën thirrje që të shtohen kapacitetet e spitalit të traumës që ka mbetur njësoj me para viteve ‘90.