Rama theksoi se do të përjashtojë këdo që është kundër, ish-ministrja e injoron, mungon në prezantimin e paketës anti-KÇK

Ashtu siç kishte njoftuar ditën e djeshme, Kryeminstri Edi Rama, ditën e sotme ka prezantuar ditën e sotme paketen anti-KÇK, e cila pritet që të përgjojë, sekuestrojë, kontrollojë dhe të mbajë nën vëzhgim këdo për të cilin ka dyshime se është pjesë e krimit të organizuar apo përfiton të ardhura të jashtëligjshme dhe nuk justifikon standardin e jetesës.

Teksa prezantonte platformën anti-KÇK, Rama paralajmëroi çdo deputet socialist se nëse nuk do ta votojnë projektligjin do të përjashtohen nga Partia Socialiste.

Mirpo një nga ish-ministret e Ramës dhe një nga figurat me zë në Partinë Socialiste, duket se nuk ka qenë fare e pranishme në prezantimin e platformës, për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama.

Siç shihet në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, vendi përbri ministrit Pandeli Majko është bosh, që korespondon me vendin e ish-ministres Mimi Kodheli.

Nuk dihen ende arsyet e mungesës së socialistes Mimi Kodheli në prezantimin e platformës, por gjithsesi deputetja duhet të ketë parasysh se nëse nuk voton pro në Kuvend, përjashtohet nga PS-së, sipas urdhërit të Ramës!