Rusia paradë ku “tregon muskujt”, Trump vendos të shkojë

“Putin më ka ftuar në paradën madhështore në Ditën e Fitores”, deklaroi Trump për mediat në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ditë kujton fitoren e Rusisë dhe aleatëve ndaj forcave nazi-fashiste në Luftën e Dytë Botërore.

Festimet përdoren edhe për propaganë ushtarake nga Kremlini. Parada madhështore përfiton nga vëmendja mediatike që i kushtohet për të prezantuar risitë më të avancuara të industrisë ushtarake ruse.

“Parada përkon me mesin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, por jam duke e marrë seriozisht në konsideratë ftesën, deklaroi Trump. Mungesa e tij në fushatë do të ishte ngjarje historike për SHBA-në.