Sapo u ndërtua, “Air Albania” shfaq probleme, nuk është gati të presë derbin kryeqytetas

Edhe pse i sapo ndërtuar stadiumi i ri “Air Albania” nuk është gati të presë derbin Tirana-Partizani. Skandali me impiantet ku në ndeshjen Shqipëri-Francë ku u bënë qullë qindra tifozë, ka bërë që të hezitohet për gadishmërinë e stadiumit për të pritur derbin.

Gjithashtu edhe analizat e barit janë me probleme. Këtë e konfirmon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili bëri të ditur se bari në impiantin “Air Albania’ nuk ishte në gjendjen optimale.

Ishte një e metë që e panë të gjithë që bari i stadiumit nuk është në gjendjen optimale. Kemi bërë analizat e barit për të parë situatën e tij dhe do ët shohim situatën. Nuk e them dot nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen derbi.