Serbia i kërkon Shqipërisë të kërkojë falje. Ja arsyeja…

Beograd, 13. oktobra 2016. - Srpski i albanski premijer Aleksandar Vucic (L) i Edi Rama na sestom Beogradskom bezbednosnom forumu (BSF). Forum, koji organizuju Beogradski fond za politicku izuzetnost, Evropski pokret u Srbiji i Beogradski centar za bezbednosnu politiku, koji je poceo u sredu akadameskim dogadjajem, pokusace da kroz brojne panele obradi izazove s kojima se Evropa, region i Srbija suocavaju, poput migrantske krize, Bregzita, procesa prosirenja EU, novoj bezbednosnoj strategiji Evrope...FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bk

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Sipas Daçiç, Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, shprehet Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkesën për falje nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka cituar deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë. “Deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaron  ministri serb.