“Shkuan shëndoshë në familje”, policia sekuestron 14 leje drejtimi

Policia Rrugore vijon ushtrimin e kontrolleve për të ndëshkuar drejtuesit e papërgjwgjshëm të automjeteve. Mbrëmjen e djeshme është bërë një kontroll në aksin Sauk-Teg në periferi të kryeqytetit për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Për 180 minuta kontroll me radar, Policia dërgoi në Organin Administrativ Shtetëror 14 drejtues mjetesh, vetëm nga vëzhgimi që bëri në mbikalim.

“Shkuan shëndoshë në shtëpi pranë familjes megjithëse pa patentë. Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Dikush po pret në shtëpi,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e Policisë.