SKANDALI/ Tre profesorë, një avokat dhe zyrtarë policie të përfshirë në përdhu.nimin e të miturës në Kosovë

Në aktakuzën e Prokurorisë për rastin në Drenas shfaqen detaje e prova në lidhje me keqpërdorimin seksual të së miturës. Tre profesorë, një avokat, një rreshter policie dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale kanë keqpërdorur seksualisht të miturën, sipas raportit të Prokurorisë.

Skandali i keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas tashmë ka kaluar në duart e gjyqësorit.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, jep detaje dhe prova për mënyrën se si e mitura A.G u keqpërdor seksualisht nga gjashtë persona.

Në aktakuzën e publikuar nga lajmi.net, thuhet se 3 profesorë, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale keqpërdorin seksualisht 16-vjeçaren.

Profesori i Informatikës në gjimnazin Skënderbeu Shkëlzen Xhekaj sipas aktakuzës ka keqpërdorur A.G. për një vit, prej shtatorit të vitit 2016 deri në shtator të vitit 2017.

“Pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj”, thuhet në raport.

Marre nga Gazeta Ekspres