“Të vdes unë”, Arbana Osmani i shpreh dashurinë Eduardit pasi e mëson të gatuajë

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej kohësh ka treguar se po punon për librin e saj të dytë të gatimit “Receta për 5 minuta” që do të dalë në treg gjatë panairit të librit në Tiranë.

Moderatorja përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit edhe kopertinën e librit të saj.

Kanë qenë të shumtë miqtë dhe kolegët e saj që e kanë ripostuar foton me kopertinën e librit të Arbanës duke i uruar sa më shumë suksese.

Por mes tyre ka qenë edhe reagimi i partnerit të saj, Eduard Grishaj i cili prej ka qenë çdo hap të realizimit të këtij libri, por nuk ka qëndruar pa bërë një koment për librin ku shkruan:

“Me këtë libër mund të gatuani ushqimet më të mira ndonjëherë, më besoni e kam nga eksperienca edhe kur kam arritur të gatuaj edhe unë, mund t’ia dilni të gjithë.”

Moderatorja mé pas e ka postuar në llogarinë e saj në instagram me mbishkrimin” Të vdes unê” shoqëruar me një zemër. Tani ata e shprehin dashurinë e tyre haptazi pa u fshehur më.