“Thjesht të du”, kënga e re e Flori Mumajesit do t’ju prekë zemrat (VIDEO)

U bë kohë që Flori Mumajesi është shkëputur nga skena shqiptare. Pas “Këngës Magjike” këngëtari bëri edhe një shkëputje nga rrjetet sociale.

Të rralla ishin herët kur Flori Mumajesi postonte në Instagram, mirëpo ditët e fundit këngëtari na surprizoi të gjithëve.

Ai tregoi se do të rikthehej në muzikë dhe pak më parë është publikuar edhe kënga e tij.

Ajo mban titullin “Thjesht të du” dhe është një baladë e bukur dashurie.