Tiranë/ Gjendet trupi i pajetë në një kabinë elektrike

Një trup i pajetë  është gjetur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një personi me inicialet R.Z., 39 vjeç, i gjinisë mashkull.

Kufoma është gjetur në rrugën e “Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por që tashmë  është jashtë funksionit.

Paraprakisht mësohet se në trupin e dekompozuar nuk janë gjetur shenja dhune kështu që dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Gjithsesi hetimet për rastin vazhdojnë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.