Vonesat në pagat e administratës, Ministria e Financave tregon arsyet

Administrata publike ka pasur vonesa në marrjen e pagave sepse nuk ka dorëzuar së bashku me listën e pagave dhe listën e shpenzimeve për sigurimet shoqërore.

Kjo është arsyeja e dhënë nga Ministria e Financave për vonesën në dhënien e pagave për punonjësit e administratës.

Sipas rregullores së re të MF të miratuar në tetor 2019, pagat dhe sigurimet shoqërore do të paguhen në të njëjtën ditë. Më parë sigurimet shoqërore paguheshin 20 ditë pas marrjes së pagës.

Rregullorja e re ka krijuar vonesë në shpërndarjen e fondit të pagave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit.