“Zbardhni vrasjen e djalit tonë përpara se të jetë vonë”, prindërit e Katcifas ultimatum kryeministrit grek

Prindërit  e Konstantinos Katsifas, i kanë kërkuar kryeministrit grek, të ndërhyjnë për të sqaruar vrasjen e djalit të tyre një vit më parë në fshatin Vouliaratis të Vorio-Epirit.

Përmes një kërkese zyrtare, prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë kërkuar Kryeministrit Grek të ushtrojë presion diplomatik palës  shqiptare për rezultatin e vdekjes së fëmijës së tyre.

Jani dhe Vasilia Kacifa theksojnë se djali i tyre nuk ishte një “ekstremist”, pasi Kryeministri shqiptar Edi Rama e prezantoi të tillë që nga momenti i parë, duke justifikuar ekzekutimin e tij nga policia shqiptare dhe se reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës ndaj shtypjes së praktikuar në Vorio Epir.

Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë vetes një seri pyetjesh që lidhen me ngjarjet që ndodhën më 28.10.2018 në Bularat që çuan në vdekjen e fëmijës së tyre dhe atë që pasoi në mënyrë tragjike në ditët në vijim, duke theksuar klimën e terrorizmit që akoma po përjetohet nga autoritetet shqiptare.

Letra përfundon me një thirrje drejtuar Kryeministrit Grek për të kthyer vëmendjen e tij në vendin e tyre “para se të jetë tepër vonë”, siç thonë ata.