Zgjedhjet në strukturat e LSI-së/ Emërohet Sekretari i ri i Pushtetit Lokal

Kryesia Ekzekutive e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kuadër të riorganizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë, ka marrë vendim për emëruar si Sekretar të Pushtetit Lokal, Petrit Sinën.

Sina ka mbajtur më parë postin e kryetarit të bashkisë në Berat, ndërsa sot LSI i ka besuar një tjetër pozicion kyç. Puna e mëparshme si kryetar bashkie dhe formimi i tij politik, e kanë bindur LSI-në, që ta emërojë  Petrit Sinën në këtë post kaq të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të partisë.