“Atë që kemi bërë ne për banorët e prekur nga tërmeti, nuk e ka bërë asnjë në botë”, zv/ministrja krenohet me punën e qeverisë

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, Vodaka zhvilluar një bisedë me ‘Skype’ në studion e “Top Talk”, teksa ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark.

Ajo u shpreh se është krenare për punën që ka bërë qeveria me të prekurit nga tërmetit.

Dua të them që ajo që kemi bërë për akomodimin e njerëzve në struktura hotelerie është e jashtëzakonshme. Ne kemi parë që dhe vendet e tjera që janë prekur nga tërmeti nuk e kanë bërë këtë gjë, dhe unë jam krenare për qeverinë tonë për këtë. Unë kam takuar banorët e zonës së Sukthit dhe Ishmit ,me të gjithë insistimin tonë ata nuk kanë pranuar që të shkojnë në hotele. Ata kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë banesave të tyre pasi kanë bagëti që kanë nevojë për përkujdesje dhe për këto arsye e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, tha zv/ministrja.