Banori: Ma kanë marrë gruan pa më pyetur, Rama: Ta kanë çuar në hotel, është çmendur me të…

Kryeministri Rama ka vijuar inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti. Pas zonës së ish-Kënetës, ai ka vijuar të vizitat dhe takimet në qytetin e Durrësit ku banorët i kanë shprehur shqetësime nga më të ndryshmet.

Por, një prej tyre është ankuar se i kanë çuar gruan në Golem pa e pyetur, atje ku janë strehuar shumë persona për shkak të shembjes së ndërtesave të tyre nga tërmeti.

Dialogu:

Rama: Ça ke mo vlla, ça ke?

Banori: Ma kanë marrë grunë dhe ma kanë çu në Golem. E kanë marrë pa më pyet mua.

Rama: Gruaja paska më shumë men se ty se ka shku në hotel. Merr autobusin dhe shko në hotel. O Zot! Gruaja është çmen me të dhe ka ik.