“Brenda 48 orëve sillni dëmet dhe dosjet e pallateve” Prokuroria kërkesë Policisë dhe Bashkisë Tiranë: Mos prishni asnjë objekt pa lejen tonë

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit që mos shembin asnjë objekt pa miratimin e organit të akuzës.

Gjithashtu prokuroria kërkon nga bashkia dhe policia që të vënë në dispozicion për 48 orë, pra deri më datë 5 dhjetor të gjithë listën me objektet e dëmtuara.

“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara” thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur dje.

Gjithashtu prokuroria kërkon dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëme nga tërmeti.

Policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara.