Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike? Basha mbledh me urgjencë aleatët

Pak minuta më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në një takim urgjent aleatët, ku është diskutuar për mënyrën se si do të zgjidhet situata e krijuar pas tërmetit.

Aleatët opozitarë kanë akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti dhe kanë mbështetur kryedemokratin për planin e paraqitur.

Burime bëjnë me dije se është rënë dakord midis tyre që të shtohen në terren inxhinierët vlerësues.

Gjithashtu duhet bërë vlerësimi i dëmeve në secilën nga banesat që mund të arrihet duke zgjeruar numrin e vlerësuesve.

Ndër të tjera aleatët mbështesin anulimin e 150 milionë dollarëve që qeveria ka parashikuar për koncensionet dhe kanë kërkuar që këto fonde tu kalojnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Aleatët e Partisë Demokratike kanë vlerësuar këtë plan duke u shprehur se ai arrin të fitojë kohë dhe burime financiare që janë një plus për banorët në këto ditë të rënda pas tërmetit të 26 nëntorit.