E RËNDË/ Atentat ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tepelene ku pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë. Mësohet se pre e një atentati kanë rënë dy vëllezërit me mbiemër Artan dhe Artur Bresho.

Menjëherë pas ngjarjes, njëri nga vëllezërit Artur Bresho ka ndërruar jetë, ndërsa Artan Bresho, ndodhet në Spitalin “Omer Nishani në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.