E rrëmbyen, e vranë dhe më pas e hedhin në rrugë, dalin detajet nga atentati në Tepelenë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelene  ku pre e një atentati kanë rënë dy vëllezër, janë zbardhur detajet e para lidhur me të.

Mësohet se njëri nga vëllezërit Arturo Bresho ka ndërruar jetë ndërsa Artan Bresho, ndodhet në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Autorët raportohet se kanë qenë të armatosur me kallashnikov dhe pasi kanë qëlluar Artan Breshon vëllain, Arturo e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë dhe trupin e tij e kanë hedhur në vendin ku punonte pranë një supermarketi ku punonte si roje në një firmë inertesh.

Sipas burimeve, autorët e krimit pasi kanë plagosur Artan Breshon, kanë rrëmbyer të vëllanë e tij duke e hedhur të pajetë pranë vendit ku punonte. Viktima mësohet se është qëlluar me plumb në kokë.

Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, edhe pse nuk përjashtohet arsyeja e hakmarrjes.