“Edhe atje ku do të shkojë, të mos gjejë vrimë ku të futet”, deputeti socialist e kërcënoi, reagon Agron Tufa

Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar në rrjetet sociale pas një artikulli të publikuar sot nga deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Në statusin e tij, Braho shkruan se: “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”

Por Tufa nuk ndalet tek deklaratat e tij dhe e pyet se si do ta bënte këtë zoti Braho dhe ‘ushtria e tij e fantazmave’ përfshirë edhe Fatos Tarifën.

P.S: mua si shkrimtar, joindiferent ndaj vetes, më bën përshtypje jo pyetja “pse”, por pyetja “SI”. SI do ta bëjë këtë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa?”, shkruan Tufa.