“Fëmijën e ka tek neurologu, të gjithë flejnë në makina”, gazetari tregon situatën e banorëve në Durrës

Gazetari i “News 24” Erjon Skendo ka raportuar situatën në Durrës pas më shumë se një jave nga tërmeti i fuqishëm. Ai u shpreh se banorët janë në frikë nga hajdutët të cilët shfrytëzojnë rastin dhe hyjnë për të vjedhur orenditë. Ata detyrohen të flejnë në makina.

Po ashtu, gazetari tha se njerëzit kanë kaluar një traumë psikologjike, ndërsa tregon rastin e një nëne, e cila thotë se fëmijën e ka dërguar tek neurologu.

Jemi në lagjen 18 dhe është një palllat që me siguri do të shembet. Si ky pallat ne kemi numëruar disa, që janë pallate të ndërtuara pas vitit 2008. Nuk dimë si do të bëhet certifikimi i objekteve të tyre. Shumë nuk kanë pranuar të hyjnë në kamp. Ata rrinë më shumë në makina, edhe sepse duan të jenë pranë shtëpisë, sepse kanë frikën e hajdutëve. Ky pallat është ndërtuar më 2009, pak më tutje është një pallat 8 kate ndërtuar nga bashkia dhe atje banohet sot. Janë thuajse njësoj, por njëra është mirë ën gjendje, kurse tjetra është shembur thuajse totalisht. Durrësi sot duket më i gjallë se ditët e tjera. Njerëzit kanë kërkuar njëfarë besimi. Njerëzit kaën parë tmerrin me sy dhe kanë frikë, janë sëmurë psikologjikisht, kanë marrë traumë psikologjike. Një grua thotë se i është bërë fëmija për neurolog.”, tha gazetari Skendaj.