GREQI/ 22-vjeçarja qëllon me thikë shqiptarin, transportohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë, ku një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas orës 15:00.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe shqiptari është konsumator.

Pas ngjarjes burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.