Habit Stresi: Jam parashikues i madh, tërmetin e njoftova në rrjetet sociale

Një nga personazhet e famshëm që ju është gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti, është Stresi.

Madje reperi ka premtuar se do ndërtojë shtëpinë e një familjeje nga Marikaj. Në një intervistë për emisionin e Bieta Sulos “Ftesë në 5”, Stresi deklaroi se e ka parashikuar tërmetin e 26 nëntorit pasi kishte postuar edhe një status në rrjete sociale.

“Është orari i tërmeteve tani, e kemi me frikë”, u shpreh Stresi. “Po ç’është ky orar tërmetesh Stres? Duhet të kemi kujdes të themi fjali të tilla”, i tha Bieta.

Unë jam parashikues i madh. Atë ditë që ka rënë tërmet, pa rënë tërmeti kam postuar ‘Sot e ndjej që ka tërmet’. Nuk e di, kështu ma ka dhënë Zoti, jam njeri që kam shumë parandjenja. Unë kam regjistruar shumë lëkundje që vinë nga toka. Nuk dridhen pallatet, por bluan toka diçka. Nuk po përhap panik, por po them kemi frikë të hymë tek shtëpia”, u shpreh Stresi.