Humbën jetën dy vëllezërit kosovarë, gazetarja tregon sa vite rrezikon pronari i “Hotel Tropikal”

Mes personave të ndaluar nga policia ditën e sotme është edhe pronari i Hotel Tropikal, Avdulla Osmani, 61 vjeç.

Ai është arrestuar për ndërtim të paligjshëm të  “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Gazetarja Klodiana Lala, nga studio e News 24, tha se kjo është një akuzë mjaft e rëndë, për të cilën dënimi shkon deri në burgim të përjetshëm.

Sipas gazetares Lala, Tropikali, ishte ngritur pa leje dhe më pas dyshohet se përmes akteve korruptive është legalizuar.

Pronari i Hotel Tropikal akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, gjë që është një akuzë mjaft e rëndë, për të cilën dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Nëse në ndërtime të tjera ka pasur ndërhyrje në strukturë apo shtesa katesh, Tropikali është ngritur që në fillim pa leje dhe pa pasur asnjë kriter ndërtimi. Ka dyshime të forta se përmes akteve korrutive ka arritur ta legalizojë”-tha ndër të tjera Klodiana Lala.