“I dashur Lulzim” Rama nuk i ndahet Bashës as nga Londra: Eja të bashkëpunojmë…

“I dashur Lulzim” Rama nuk i ndahet Bashës as nga Londra: Eja të bashkëpunojmë…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në pritjen e organizuar nga mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth në Pallatin Buckingham me rastin e 70-vjetorit të NATOS.

Gjatë samitit që do të mbahet në Londër më 3 dhe 4 dhjetor, Rama nuk i ka ndalur mesazhet në lidhje me situatën që po kalon vendi pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Këtë rradhë ai i është adresuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i bërë sërish ftesë për bashkëpunim që të ndihmohen njerëzit e prekur nga tërmeti.

Ajo që vjen ndryshe nga herët e tjera është fakti se Rama i ka përmendur Bashës dhe takimet me banorët që janë prekur nga tërmeti dhe kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll”, shton Rama në Tëitter.