“Isha mes rrënojave me mamin, mbesën e motrën shtatzënë” Noizy rrëfen tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit të fuqishëm

Shumë prej personazheve të njohur kanë rrëfyer momentet e vështira që kanë përjetuar gjatë tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë të 26 nëntorit.

Një nga ata është dhe reperi Noizy,  ku e ka quajtur si një ngjarje të tmerrshme këtë katastrofë natyrore që goditi Shqipërinë.

Gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, reperi është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, u shpreh Noizy.