Jo si konkurrent, Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike” për një kauzë prekëse

Do e shohim përsëri në skenën e Këngës Magjike, por, kësaj radhe Flori Mumajesi nuk do të jetë konkurrent në këtë festival, shkruan Syri Kosova.

Meqë pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caca në Thumanë edhe Flori ka dashur të jetë i pranishëm që ta jap sado pak kontributin e tij.

Flori Mumajesi është aty jo si konkurrent por për të performuar një prej këngëve të tij.

Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës”, ka shkruar ai në Instagram.