Ju nuk njihni ligjin- Prokuroria të thyen dhëmbët/ Ngjela debaton me zv-ministrin në Open

Në Open në Top Channel u zvillua një debat i fortë mes zv.ministrit  Artan Shkreli dhe avokatit Spartak Ngjela.

Në një lidhje direkte nga Durrësi zoti Shkreli tha se ndërtesat që janë shembur me urdhër dhe me shkrim të Këshillit Bashkiak.

“Për sa i përket hetimeve të prokurorisë ajo ndërtesat i ka aty, mund të vijë të hetojë. Ne nuk mund të presim 1 shekull  sepse grupi në terren po bën inspektimet. Mund të marrë inspektimet e grupeve në terren”- tha Shkreli.

“Po ju nuk njihni ligjin. Prokuroria ju thyen dhëmbët. Nuk mund të prishni pa marrë leje nga Prokuroria. Është krim të prishen vendi i krimit. Nuk ta lejonkligji të shkatërrosh vendin e krimit”- tha Ngjela.

Burimi/(hapur.al)