“Kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë sime atje” mesazhi i fortë i eurodeputetes shqiptare Arba Kokalari (VIDEO)

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, ka folur shpeshherë edhe për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Ajo thekson se vendlindja e saj është Shqipëria dhe Suedia është vendi ku është rritur dhe ka krijuar jeten dhe shton se marrëdhënia mes dy vendeve në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera ka shumë rëndësi dhe e cilëson si pozivite për të ardhmen e dy vendeve.

Arba Kokalari shprehet se Shqipëria një ditë do të bashkohet me Komunitetin Europian.

Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë sime atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve”, u shpreh Alba Kokalari.