Mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos i demonizo dhe presiono

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, Meta ka reaguar ndaj fushatës së Ramës për mbylljen e mediave dhe faqeve kritike ndaj tij.

Ai është shprehur qartë se është kundër demonizimit dhe çdo lloj censure ndaj medias, të cilën e ka falenderuar për punën e bërë veçanërisht për raportimin e pasojave të tërmetit.

Por edhe të gjithë institucionet të punonin me përgjegjësi, të ishin nën presionin e opinionit publik. A mund të ketë patur një teprim këtu apo aty? Kjo është gjë tjetër, por kjo nuk duhet të përdoret si pretekst për të demonizuar rolin e mediave që në tërësinë e vet për mendimin tim ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më mirë të na mbajë media ne nën presion, që të bëjmë ne detyrat tona, sesa të mbajmë ne median nën presion në mënyrë që ato të mos raportojnë problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët në terren”, tha Meta ndër të tjera.