Ndalo, mos hap panik/ Sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

Kreshnik Spahiu bëri një debat të fortë në Open, në Top Channel me drejtuesen Eni Vasili.

Debati ka nisur kur Kreshnik Spahiu tha se shteti nuk po menaxhon situatën, por po bën show në televizion.

“Këta thonë, hajdeni bëhemi bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë vrasësi me viktmën. Këta dalin dhe bëjnë show në televizione. Po a e dinë çfarë dëmi i janë skatuar rezervareve, digave? Rrezikohet të dalë gazi, uji dhe të fundosë qytete të tjera. Mund të ndodhë një katastrofë të madhe”, u shpreh Spahiu.

“Ndalo. Spahiu ndalo ose do të heq mikrofonin përgjithmonë. Ndalo dhe mos përhap panik me gaz dhe ujë. Në qoftë se nuk e ke si informacion të sigurtë, ndalo. Nëse e ke si informacion, shko denonco në prokurori”, i tha Eni Vasili Spahiut.

Ndërhyri edhe sizmologu Duni, i cili tha se rezevaret dhe digat janë sturktura që janë ndërtuar për të përballuar rreziqe natyrore të tilla. “Nuk ka vend për panik”, deklaroi Duni.

(Marrë nga Hapur.al)