“Në venat e mia rrejdh gjak shqiptar”, Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri, do të ndërtojë dy shtëpi

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntor, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, u shpreh se do të ndërpriste turneun e saj për të ardhur në Shqipëri. Ditën e sotme ajo ka mbërritur në Bubq, që është një ndër zonat e prekuraprekura.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.

Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.