Pamje nga Durrësi, shikoni si u shemb me shpërthim të kontrolluar pallati 6-katësh (VIDEO)

Vijon aksioni nga IKMT në Durrës për prishjen e objekteve që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit.

Forcat xheniere kanë shembur me shpërthim të komanduar një pallat 6 katësh të njohur edhe në zonë si restorant “Gostivari”.

Ky proces do të vijojë dhe për godinat e tjera që janë shpallur tashmë të pabanueshme.