Pamje satelitore/ Si ndryshoi bregdeti i Durrësit nga ndërtimet pa kriter

Pamjet satelitore të nxjerra nga Google Earth Timelapse, i cili është një projekt që të lejon që të shikosh ndryshimet e planetit që prej 1984, tregojnë se zona e Kënetës në Durrës, filloi të popullohej masivisht pas vitit 2010.

Ndërsa në 2015-n ajo zonë ishte bërë njësh me qytetin e Durrësit. Për fat të keq, Ish-Këneta, e cila ka një terren të dobët për ndërtime, ishte një nga zonat më të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, ku u shënuan jetë të humbura.

/Monitor