Pas Durrësit, lëkundje tërmeti edhe në Vlorë, ja sa ballë ishte

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në Vlorë pak minuta më parë.

Mësohet se magnituda ishte 3.4 ballë dhe epiqendra në Orikum.

Kujtojmë se javën e fundit shumë lëkundje tërmeti kanë rënë në detin Adriatik, ku janë ndjerë kryesisht në Tiranë dhe Durrës dhe zonat përreth, ndërsa ky është tërmeti i parë që ka rënë në Vlorë këto kohë.

Të martën e kaluar një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë, ku u shkaktuan 51 viktima dhe mbi  900 persona të plagosur.