Shqipëria zbardhet nga dëbora e parë, paralajmërimi për shoferët: Kujdes kur kaloni në këtë aks

Kanë rënë dhe reshjet e para të dëborës për këtë vit në Shqipëri.

Në pamjet e publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duket se si janë zbardhur rrugët tashmë.

Gjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia ka arritur në 10 cm momentalisht, dhe ARRSH i bën thirrje shoferëve të kenë kujdes kur të kalojnë aty që të marrin masat e duhura.

“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para 👨‍🔧të mirëmbajtjes dimërore 🚜 nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. ⚠️Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë 🚘 dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ✳️”, thuhet në njoftimin e ARRSH.