Situata e tërmetit në Shqipëri përlot Miss Serbinë: Do të kthehem sërish

Përveç personazheve të njohur të ekranit shqiptar, në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, u ka ardhur edhe miss Serbia, Irina Jovanka.

Irina ishte e ftuar sot në “Wake up”, ku e përlotur rrëfeu historitë më prekëse që përjetoi në Durrës, Laç dhe Vorë mes të prekurve nga tërmeti.

Irina ka vizituar zonat e prekura për t’u njohur më nga afër me pasojat e këtij tërmeti dhe për t’i qëndruar pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihma.

Do kthehem sërish në Shqipëri sepse këta njerëz kanë nevojë për ne. Unë nuk kam shumë para por përmes sensibilizmit dhe dëshirës së mirë ne mund ti ndihmojmë këta njerëz”, ishte mesazhi i saj.