“U bëmë njësh me rrënojat, ishte hera e parë që përjetoja diçka të tillë”, forcat italiane bëjnë rrëfimin e pazakontë

Pjesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që dhanë ndihmën aq të nevojshme në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri, janë rikthyer tashmë në vendin e tyre.

Në një rrëfim eksluziv për mediat italiane, ata shprehen se ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.

Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket), thotë një zjarrfikës.

E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi.

Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.