E PAZAKONTË/ U mbajt në dy mitra, çifti i vajzave lindin fëmijën e tyre të parë

Një çift lesbikesh janë bërë nëna për herë të parë duke sjellë në jetë një fëmijë të cilin e mbajtën në të dyja mitrat e tyre.

Britaniket Jasmine dhe Donna Francis-Smith mirëpritën djalin e tyre, Otis, dy muaj më parë.

Foshnja lindi përmes Fekondimit Natyral In Vivo, sipas të cilit veza e fertilizuar inkubohet në trupin e nënës, dhe jo jashtë saj siç ndodh me Fekondimin In Vitro (IVF).

Sipas kësaj metode, fertilizimi mes vezës femërore dhe spermës mashkullore ndodh brenda një trupi njerëzor.

Procedura AneVivo u krye në Klinikën e Grave në Londër. Vezët e nënës biologjike u vendosën brenda një kapsule mikroskopike dhe u futën në mitrën e saj ku inkubohen.

Pas inkubimit të vezëve, ato u nxorrën nga mitra e nënës së parë dhe u vendosën në mitrën e nënës së dytë, e cila e mbajti fëmijën deri në lindje.