U shkarkua si anëtar bordi i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj përballet nesër me deputetët që kërkuan largimin

Disa ditë pasi vendimit për të pezulluar nga detyra Këshilltarin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Arben Malajn, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Në kohën që vendimi tashmë është publikuar edhe në fletoren zyrtare, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht ish-ministri i Financave Arben Malaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale njofton se  nesër në orën 10.00 të paradites është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për tu marrë në pyetje rreth propozimit të bërë për shkarkim nga kryeministri Edi Rama.

Ai shton se do të jetë aty për të mbrojtur jo një karrige por pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë, e cila është cënuar që nga 15 korriku 2019 nga propozimi dhe zvarritja e kërkesës së 28 deputetëve.

“Te nderuar kolege, neser ne oren 10.00 jam thirrur ne Komisionin parlamentare te ekonomise te Kuvendit te Shqiperise, per tu pyetur dhe per te pyetur rreth propozimit per shkarkim te bere personalisht nga Rama.

Do te jem aty per te nbrojtur jo nje karrike por pavaresine reale te BSH, pavaresi e cila ka qe nga 15 korriku 2019 qe eshte cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kerkeses se 28 deputeteve te cilet me shpifjet e tyre kane cenuar pavaresine reale te nje anetari te KMBSH.

Ne te gjitha angazhimet e mija 27 vjecare midis lirise dhe karrikeve kam perzgjedhur lirine e mendimit dhe lirine e fjales se lire, Keto jane liri themelore dhe te mbrojtura me kushtetute qe nuk cenohet nga asnje status tjeter publik e shkencore, Ballafaqimin moral dhe profesional sic thekson dhe shoku Rame ne minutat 4-5 te kesaj video e kam te fituar perhere, Ballafaqimin ligjore pa dyshim qe do ta fitoj, po qe e nevojshme deri ne Gjykaten Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Ky eshte sherbimi im ndaj vendit tim kunder mentaluteteve qeverisise jo demokratike apo ne kufijte e neodiktaturave, kercenim real ne disa vende jo vetem te Evropes ish komuniste. Banka e Shqiperise eshte institucion kushtetues dhe pavaresia reale e saj nuk mund te cenohet nga qejfmbetjet personale te askujt, Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen dhe inspirimin tuaj te perhershem. Mirenjohje Arbeni”, shkruan Arben Malaj.