Vendi në gjendje të jashtëzakonshme, Parlamenti zgjedh të enjten kryeprokurorin e ri

Ditën e enjte Parlamenti do të zgjedhë kryeprokurorin e ri të vendit. Kjo është vendosur me urdhrin e kryeparlmentarit Gramoz Ruçi, i cili ka futur në rendin e ditës një agjendë të ngjeshur për votim në seancë, e ku spikat zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Me garë për postin e kryeprokurorit janë tre kandidatët Olsjan Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Parlamentin dokumentin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryeprokuror ku Çela ka 459 pikë, Arta Marku 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.