“Do pimë një kafe?” Këngëtarja shqiptare rrëfen se si e ‘gjuajnë’ studentët: Zyshe..

Këngëtarja Eliza Hoxha është një nga zërat më të preferuar dhe që i ka rezistuar kohës, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.

Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në programin “E diell”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Duke qenë edhe pedagogë në arkitekturë ajo ka zbuluar se ka dhe student që e ngacmojnë ndonjëherë.

“Ka ndonjë student që e kalon masën dhe të thotë: Zyshe do e pimë ndonjë kafe në darkë?”, e pyti një nga drejtuesit Ervin Kurti.

Nga ana tjetër këngëtarja u përgjigj se ka patur ngacmime por ajo i merr me sportivitet.

“Edhe ka. I përgjigjem me shumë sportivitet. Zakonisht edhe pi kafe me studentë. Por jo në 10 të darkës. Mundohem që ata të kuptojnë se komunikimin me ne e kanë të lirshëm, por me masë”, tregoi këngëtarja.