E frikshme/ Gropa ‘përpin’ autobuzin në Kinë, 6 të vdekur e 16 të plagosur (VIDEO)

Një katastrofë mund të quhet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në provincën Qinghai të Kinës.

Teksa autobuzi ishte po qëndronte në stacion, një gropë u hap ku ‘përpiu’ befasisht mjetin me të gjithë pasagjerët që ndodheshin brenda.

Si pasojë e kësaj ngjarje të frikshme, kanë vdekur 6 persona ndërkohë që raportohet se 16 të tjerë janë plagosur.

Njerëzit që ndodheshin përreth të alarmuar kanë vrapuar për t’ju dhënë ndihmën e parë përsonave dhe për t’i nxjerrë ata nga gropa.

Mediat vendase raportojnë se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Kinë.

Vitet e fundit ka pasur disa raste të tilla dhe akuzat kanë rënë mbi kompanitë e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

Kujtojmë se një gropë e madhe u hap në 2018 në Dazhou, ndërsa më herët në 2013 një gropë e tillë vrastare u hap duke u marrë jetën pesë personave.