E frikshme/ Ja si u parashikua në 2012 vdekja e Kobe Bryant, postimi që ‘çmendi’ rrjetin (FOTO)

Ditën e djeshme bota vuajti humbjen e një prej legjendave më të mëdha të basketbollit Kobe Bryant.

Ylli u shua në moshën 41 vjeçare, nga një aksident tragjik me helikopter, në Los Angelos.

Fakti që e bën më të dhimbshëm aksidentin e Bryant, është se me të udhëtonte dhe e bija Gianna, e cila ndërroi jetë gjithashtu në moshën 13-vjeçare si pasojë e ngjarjes fatale.

Mirëpo është një detaj që orët e fundit ka tronditur opinionin mbarë botëror.

Bëhet fjalë për një postim në 2012 në rrjetin social Twitter, ku është parashikuar saktësisht vdekja e Bryant dhe mënyra se si do të vinte.

‘Kobe do të vdesë në një përplasje me helikopter’, kishte shkruar personi me emrin ‘Noso’.

Ky postim ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Kobe Bryant, baba i tre vajzave, ishte shpallur 5 herë kampion i NBA me LA Lakers dhe 3 herë lojtari i vitit gjatë karrierës 20 vjeçare.