E papritur/ Kryemadhi shkon me urgjencë në zyrën e Bashës, ja kush e shoqëron

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Së bashku me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, Kryemadhi ka shkuar në selinë blu rreth orës 11:15.

Sipas informacioneve fokus do të jenë propozimet që do të parashtrojë opozita për Reformën Zgjedhore por dhe strategjia e opozitës së bashkuar në javët që do të vijnë.

Shumë shpejt opozita do të publikojë qëndrimet e saj për këtë temë.

Ditët e fundit nga selia e Partisë Demokratike është artikuluar ideja se ndryshimi i sistemit zgjedhor ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese.