Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, policia nis një pistë tjetër hetimi: Pak muaj më parë djali i tij…

Pak ditë nga vrasja e biznesmenit Guxim Gjyriqi në qendër të Tropojës, bëhet me dije se policia ka nisur një tjetër pistë pas asaj të hasmërisë.

Sipas informacioneve Tre muaj më parë djali i madh i Guxim Gjyriqit ka shkaktuar një aksident me të plagosur. Djali i Gjyriqit u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij, pasi ishte nën 18 vjeç.

Gjithashtu si pistë tjetër hetimi është dhe fakti se Gjyriqi ka qenë i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në 1997.

Guxim Gjyriqi ishte baba i dy djemve dhe kushëri i largët me Fatmir Haklajn, emër ky i njohur në Tropojë, i cili u vra në një atentat të mirëorganizuar në 1999.