Elvana apo Enca? Ermal Mamaqi zbulon të vërtetën cilën ka paguar më shumë

Ermal Mamaqi ishte ftuar në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan“, i cili ka folur rreth filmit të tij më të ri “I Love Tropoja” .

Në rubrikën e pyetjeve ngacmuese nuk mund të anashkalohej lehtë edhe filmi i parë ”Dy gisht mjaltë” i Ermalit me aktore protagoniste këngëtaren e famshme Elvana Gjata.

Nga pyetja e rradhës edhe pse u vu në siklet,  Ermali iu desh të përgjigjej se cilën nga dy protagositet, Elvanën në “Dy gisht mjaltë” apo Encën në “I Love Tropoja” ka paguar më shumë për pjesëmarrjen. Moment i sikletshëm, por në fund, zgjodhi të thotë të vërtetën: Elvana mori pagesë më të madhe, por vetëm për arsyen sepse ka pasur më shumë skena xhirimi tek “2 gisht mjaltë”.