Grabitet shtëpia e ministrit, vjedhin florinj dhe euro (Detaje)

Mbrëmjen e së mërkurës, ka ndodhur një grabitje në një shtëpi në fshatin Çagllavicë në Prishtinë. Sipas informacionit të policisë, mësohet se persona të panjohur kanë hyrë në një banesë, ku kanë vjedhur stoli ari dhe rreth 100 euro.

Duke iu referuar raportimeve të mediave në Kosovë, shtëpia në të cilin kishin hyrë keqbërësit është e ministrit në detyrë të Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj. Për ngjarjen ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55, Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.